E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: Nuk do të ketë nënshkrim tjetër me shumë para

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, nuk pret ndonjë nënshkrim tjetër për 'shumë, shumë para', pasi së fundi u përfol se mund të bëjë ofertë për anësorin francez Franck Ribery.
"Do të isha vërtet i kënaqur nëse do të mund ta mbaj këtë ekip të bashkuar, pasi nuk mendoj se na duhen shumë gjëra. Nuk mendoj se do të nënshkruajmë me ndonjë lojtar për shumë, shumë para, ndoshta vetëm me dikë që mund të përshtatet në ekip", ka thënë Benitez.
Pasi ka shpenzuar 17 milionë euro për Glen Johnson i cili arriti nga Portsmouth, prioritet tjetër i Benitez do të jetë të mbajë në ekip dyshen e mesfushës Javier Mascherano dhe Xabi Alonso.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›