Romë, përleshje mes klaneve mafioze

Dy persona të panjohur kanë hapur zjarr në një fast-food në kryeqytetin italian të Romës duke plagosur 2 të rinj italianë përkatësisht nga 23 vjeç.
Sipas burimeve të policisë italiane një nga dy të plagosurit është anëtar i klanit mafioz të Kazamonikës.
Ndërkohë i riu tjetër i plagosur është një mik i djalit të përfshirë në këtë klan mafioz.
Sipas policisë ende nuk eshte e qartë nëse bresheria e armëve ka ndodhur brenda apo jashtë fast-foodit.