E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kapen dy nga autorët e vrasjes së ish-efektivit të policisë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy nga autorët e vrasjes së ish-efektivit të policisë, Roland Rexhepi. Në pranga është vënë 28 vjeçari Arben Jaçe nga Tirana dhe 33 vjeçari, Armand Llaka nga Elbasani. Ndëërkohë që priten arrestime të tjera nga forcat e policisë së Elbasanit.
Ngjarja që i mori jetën 42-vjeçarit Roland Rexhepi ndodhi tre ditë më parë kur ai mbeti i vrarë kur u qëllua nga persona të armatosur në një atentat pranë shtëpisë së tij në lagjen "Vullnetari" të qytetit të Elbasanit. Rexhepi për vite me radhë ishte aktiv në sektorin e Antidrogës në drejtorinë policore të Elbasanit, por prej afro dy vjetësh nuk ishte më në radhët e policisë pasi u bë pjesë e punonjësve të policisë që iu nënshtruan reformës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›