Bashkëpunim për riintegrimin e shtetasve të kthyer

Duke u ndalur në situatën e krizës që ka përfshirë ekonomitë e disa vendeve të eurozonës, veçanërisht ato fqinje me Shqipëri dhe ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh, Ministri Ksera vuri në dukje se 36 sportelet e ngritura pranë zyrave të punës tashmë ofrojnë mbështetje për informim si dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme.
“Pritet që kthimi pas 20 vjetësh emigracion e shqiptarëve në vendin e tyre të shoqërohet me rivitalizim të ekonomisë dhe të tregut të punës. Të kthyerit po sjellin me vete jo vetëm kapitalin e akumuluar në vitet e migracionit, por edhe eksperiencën e tyre të vyer veçanërisht në sektorë të rinj të ekonomisë. Bashkëpunimi me IOM për rritjen e kapaciteteve të zyrave të punës dhe të cilësisë së shërbimit në to është i mirëpritur”, deklaroi Ksera.
Znj. Tsakiri vlerësoi bashkëpunim e deritanishëm të Ministrisë së Punës dhe strukturave të saj me Zyrën e IOM në Tiranë dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të rritet në të ardhmen. “Aktivitetet e përbashkëta të IOM dhe Ministrinë e Punës me diasporën të fokusuara në nxitjen e emigrantëve për të rritur kontributin e tyre në vend do të vazhdojnë në vendet pritëse të emigrantëve shqiptarë”, theksoi shefja e IOM.
“Këto aktivitete janë të fokusuara në informimin e diasporës për investim dhe kthim.” Në fund të takimit bashkëbiseduesit ranë dakord që aktivitetet e përbashkëta të fokusohen në organizimin e një fushate të gjerë informimi të shtetasve të kthyer dhe të diasporës për rrugët dhe mënyrat kthimit apo investimit në vend. /Start/
2012-03-06 17:14