E Shtunë, 31 Tetor 2026

John McCein kërkon sulme ajrore kundër Assadit

Senatori republikan dhe ish-kandidati për president të SHBA-së, John McCein, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të udhëheqin një fushatë ndërkombëtarë të sulmeve ajrore, për të paaftësuar forcat besnike të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Duke folur para Senatit amerikan, McCein akuzoi qeverinë siriane se ka kryer krime lufte në aksionin brutal ndaj forcave opozitare në vend.

Ai tha se SHBA ka obligim strategjik dhe moral që të nxjerrë jashtë Sirisë Assadin dhe besnikët e tij.

McCein në të kaluarën i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që t’i furnizojë kryengritësit që luftojnë kundër Assadit me armë dhe ndihma tjera, por nuk pat miratuar përfshirjen ushtarake amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›