SHBA mbron aksionet kundër terroristëve amerikanë

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, ka shpjeguar bazën ligjore për autorizimin e vrasjes së shtetasve amerikanë, që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Holder tha se “disa i kanë quajtur këto operacione si ‘atentate’”, por sipas tij, ato nuk janë të tilla.
Ai tha se vendimi për të vrarë një qytetar amerikan që jeton jashtë territorit të SHBA-së është “më i rëndi” që liderët e qeverisë mund ta ndërmarrin.
Holder shtoi se “kur këta individë kapin armën kundër vendit dhe bashkohen me Al Qaidën në planifikimin e sulmeve për të vrarë bashkatdhetarët e tyre amerikanë, mund të ketë vetëm një përgjigje realiste dhe të duhur.”
Brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara janë ngritur pikëpyetje për vrasjen e qytetarëve amerikanë, siç ishte kleriku radikal i lidhur me Al Qaidën, Anvar al-Avlaki, i cili u vra në shtatorin e kaluar dhe qe e bërë atë si rast studimi për ligjshmërinë e vrasjeve jashtë vendit.