E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, rrëfimi i vrasësit: Asnjë grua nuk më do

Xhorxh Sodini, 48 vjeçari amerikan, autor i tragjedisë së Pittsburgh-ut, ku vetëm para pak ditësh vrau katër persona më pas edhe veten, e kishte përgatitur aktin e tij që nëntorin e kaluar. Pastaj ka provuar të veprojë më 6 janar. Por ka ndërruar mendje. "Ishte ora 8 e 45 e mbrëmjes. Kisha frikë, kasha me vete dhe pistoletat e mbushura. Në djall të shkojë", kështu shprehet autori i krimit në disa monologë që kishte regjistruar përpara se të shkaktonte tragjedinë. Dhe kështu që vendosi ta bëjë me 4 gusht. I njëjti vend, e njëjta orë. "Palestra ku femrat janë kaq të bukura dhe ku nuk duken aspak njerëzore, por që nuk më hedhin asnjë shikim", thotë Sodini në videot që ka regjistruar. Gjithçka ishte planifikuar deri në detajet e fundit dhe mbi të gjitha e treguar në faqen e tij personale të ëebit. Ishte kaq i sigurt se do t'ia arrinte, sa para se të kryente krimin ka postuar një rrëfim. "Një njeri pa shoqëri. Pa asnjë mik, pa asnjë njeri që e vizitonte", tregojnë fqinjët e tij të tronditur nga episodi. Dhe e vetmja mënyrë për të shfryrë inatin ishte blogu i tij në internet, në të cilin shpjegonte gjendjen shpirtërore. "Kam konstatuar se vetëm në SHBA janë 30 milionë gra. Asnjëra prej tyre nuk dëshiron të qëndrojë me mua. Nëse do të kisha kontrollin e jetës time, do të isha më i lumtur, vijon ai. Ndërsa në një tjetër video shpjegon se është më e lehtë të qëndrosh në hije nga emocionet, por sipas tij, kjo gjë duhet të ndryshonte. Sodini nuk kishte pasur një të dashur që nga viti 1984 dhe asnjë takim që nga maji i vitit 2008. Dhe duket se është pikërisht ky motivi i masakrës që ai kreu para pak ditësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›