E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten katër ushtarë të NATO-s

NATO-ja ka njoftuar se katër pjesëtarë të saj janë vrarë nga një sulm i kryengritësve ditën e shtunë në pjesën lindore të Afganistanit.

Në njoftimin e aleancës në Kabul, nuk janë dhënë më tepër detaje dhe as nuk është theksuar kombësia e të vrarëve.

Zyrtarët afganë u kanë thënë reporterëve se vrasjet kanë ndodhur në provincën Kapisa, që kryesisht patrullohet nga kontigjenti francez, nën udhëheqjen e NATO-s.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulm nëpërmjet një imejli duke thënë se një sulmues vetëvrasës me bombë i ka sulmuar trupat në provicnën Kapisa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›