FMN, leksion tatimorëve: Kujdes me gjobat, luftoni fenomenin, jo individin
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përgatitur një set rregullash për mënyrën se si duhet të punojnë tatimorët në Shqipëri. Shkas është bërë fakti se administrata tatimore në Shqipëri ka vetëm 600 punonjës që duhet të kontrollojnë të paktën 90 mijë biznese. Në setin e rregullave, publikuar nga Shqip, tatimorët këshillohen që të bëjnë kujdes me gjobat. Sipas FMN, gjoba nuk duhet të jetë mjet primar për të nxitur pagesën e taksave. FMN thotë se më parë biznesi duhet të këshillohet për të keqen që i vjen nëse nuk paguan. Sipas FMN, gjobëvënia vetëm sa e ka tensionuar klimën me biznesin. Po ashtu, modeli i bazuar tek ndëshkimet vetëm sa ka rritur korrupsionin në radhët e inspektorëve. Siç shkruan Shqip, ministri Bode pak interesohet për klimën, po më shumë interesohet për arkën, ndaj irlandezi i FMN ka shprehur habinë. Sipas FMN, administrata tatimore duhet të aplikojë standardin e ndjekjes së evazionit dhe jo të ndjekjes së individit.