Meta: Zaganjori u paragjykua

Në konferencë pak më parë, Meta tha se mazhoranca ka qenë e interesuar për t’i shkuar deri n fund garës me këtë kandidaturë.
“Xhezanjori nuk e kërkoi kandidimin, ju kërkua për hir të një konsensusi të gjerë. Theksoj se mazhoranca në kërkesën e saj drejtuar Zaganjorit ka qenë tepër e interesuar për ti shkuar deri në fund, zgjedhjes së kësaj kandidaturë, duke vlerësuar të gjithë cilësitë që e bënin figurën e tij tepër konsensuale edhe për opozitën që e kishte votuar në Parlament për anëtar të gjykatës Kushtetuese. Çmoj tërheqjen! Zaganjori u paragjykua padrejtësisht nga opozita, që e vizitoi selinë e PS në mënyrë qytetare dhe të përgjegjshme, por do ecim para me qetësi’, theksoi Meta.
Ai shtoi se politika shqiptare humbi një rast të mrekullueshëm për konsensus, duke nënvizuar se tërheqja e Zaganjorit është një mesazh për konsensus për klasën politike.“Prandaj kjo tërheqje meriton një vlerësim nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe është një mesazh për klasën politike, për të reflektuar dhe bërë përpjekje tjetër për konsensus, ku sovrani mbetet Parlamenti”, theksoi Meta. Pas tre raundesh pa rezultat, kandidati Zaganjori u tërhoq sot nga gara. /Start/
2012-06-08 17:27