Kryesia, Fino: Ruçi do ftojë Patozin për konsensus

Selia e PS
TIRANE-Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesine, e cila pritet te dale me nje qendrim te opozites per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit.
Ne nje prononcim te shkurter per mediat, deputeti Bashkim Fino tha se ‘Do vazhdojmë në linjën e konsensusit për Presidentin. Gramoz Ruçi do ftojë Astrit Patozin për konsensus”. Mesohet se sot nuk jane diskutuar emra, por modalitetet per zgjedhjen e presidentit te ri.
Mbledhja ka nisur ne oren 08:30 dhe nga sa mesohet ne te nuk përjashtohet edhe diskutimi i emrave konkretë që mund të propozohen nga Partia Socialiste në përpjekje të arritjes së konsensusit me mazhorancën.
Nje dite me pare u dogj pa votim edhe raundi i trete per presidentin, nderkohe qe KOnferenca e Kryetareve caktoi diten e hene si daten e mbajtes se raundit te katert te votimit per kreun e ri te shtetit. Ne mesdite, u terhoq kandidati i maxhorances per president, Xhezair Zaganjori, duke e motivuar largimin me mungesen e besimit nga ana e opozites dhe paragjykimin ndaj tij.
Te henen është raundi i parafundit dhe në bazë të Kushtetutës zgjedh Presidentin me 71 vota ndryshe nga tre të mëparshmet që kërkonte edhe konsensusin e opozitës, pra 84 vota.