E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh aleatët, Ngjela: Tani, kandidati nga opozita

 Deri më tani, opozita nuk ka artikuluar një kandidaturë të sajën, ndërsa është shprehur se është për një proces konsensual dhe transparent.

Ndërkohë, Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus që raundi i katërt i votimit të presidentit të ri të zhvillohet ditën e hënë, më 11 qershor, ora 10:00. 

Pas përfundimit të mbledhjes,  kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, deklaroi për mediat, se me tërheqjen nga gara të kandidatit të mazhorancës për postin e Presidentit, Xhezair Zaganjori, Kryeministri Berisha e ka humbur të drejtë e propozimit të një tjetër kandidature.

 "Juridikisht, në funksion të konsensusit, i cili nuk është një zgjidhje e kërkuar nga ne, por nga evropianët, konsensusi nuk mund të vazhdojë në rast se të drejtën e propozimit nuk e ka opozita. Berisha e ka humbur të drejtë e propozimit sepse nuk është serioz në një marrëveshje", deklaroi Ngjela. /Start/

                                                                                             2012-06-08 17:27
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›