Afganistan, vriten tre ushtarë të NATO-s
Tre ushtarë të NATO-s janë vrarë të martën në lindje të Afganistanit si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale, armë e përdorur zakonisht nga kryengritësit talebanë.
Lajmin e kanë konfirmuar sot burime të ISAF, por pa saktësuar kombësinë e viktimave apo vendin e ngjarjes. Gjithashtu, nuk ka informacion nëse nga shpërthimi ka pasur të plagosur.
Tre ushtarë të ISAF kanë mbetur dje të vdekur në një shpërthim bombe artizanale në lindje të Afganistanit, thuhet në komunikatën zyrtare të ISAF-it. / G.N. / Redaksia Online