Afganistan, vritet nga një bombë gazetari i "Sunday Mirror"
Një gazetar i gazetës britanike "Sunday Mirror" i cili po shoqëronte një patrullë u vra nga një bombë në Aganistan. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur të dielën se korrepondenti Rupert Hamer po shoqëronte një patrullë detare amerikane e cila po shkonte nga veriperëndimi i Nwas për në provincën e Helmandit.
Thuhet gjithashtu se nga shpërthmi mbeti i vrarë një ushtar i marinës amerikane dhe mbeti i plagosur në gjendje të rëndë fotografi i "Sunday Mirror" Philip Coburn.
Hamer ishte gazetari i parë britanik i vrarë në Afganistan që kur SHBA-ja filloi ofensivën e saj kundër Talibanëve në tetor të vitit 2001.
Korrespondenti i gazetës "Daily Mirror", Chris Hughes tha se gazetarë nga e gjithë bota kanë kontaktuar me gazetën për të shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Hamer.
Hamer ishte një gazetar me përvojë në luftë pasi e kishte mbuluar edhe më parë në konfliktet në Irak, në Lindjen e Mesme dhe në Azinë qendrore. Hamer la një grua dhe tre fëmijë. Viti që kaloi qe viti më vdekjeprurës për forcat perëndimore në luftën në Afganistan. Së bashku Britania dhe SHBA-ja kanë humbur dy herë më shumë trupa se sa gjatë viteve të kaluara, ku shumica e tyre janë vrarë nga atentatet me bombë në rrugë.