Itali, emigrantët e plagosur do të pajisen me leje qendrimi
Autoritetet italiane kanë vendosur të bëjnë riatdhesimin e të gjithë emigrantëve përgjegjës të dhunës që përfshiu para pak ditësh qytezën e Rozarnos në jug të vendit, ndërsa për të plagosurit legalizim të qëndrimit në Itali.
Sipas autoriteteve të gjithë emigrantët që ndodhen në Itali do të riatdhesohen.
Autoritetet e shtetit thanë se personat të cilët mbetën të plagosur si pasojë e trazirave, do të legalizohen duke e cilësuar këtë vendim si një gjest humanitar.
Sipas autoriteteve vendore deri më tani janë përcaktuar identitetet e tre personave qe ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të Rozarnos që do të përfitojnë nga ky vendim.
Konflikti filloi ditën e enjte kur disa të rinj qëlluan me armë zjarri një grup emigrantësh afrikanë që po ktheheshin nga puna në bujqësi.
Dy prej emigrantëve të shenjëstruar nga të rinjtë u plagosën.
Qindra emigrantë dolën nëpër rrugë në shenjë proteste, duke thyer xhamat e makinave dhe duke u vënë zjarrin koshave të plehrave.