Netanjahu: Do t´i përgjigjemi çdo rakete nga Gaza
Përveç të tjerash, ai kritikoi autoritetin palestinez në Çisjordani, drejtuar nga Mahmud Abbas, duke e akuzuar se po nxit dhunën. "Ne do t'i përgjigjemi çdo hedhje raketash me një forcë maksimale'', deklaroi kryeministri për gazetarët, në hapje të mbledhjes së këshillit të ministrave.Ai i cilësoi si shumë të rënda hedhjet e raketave gjatë kësaj jave në drejtim të Izraelit nga Rripi i Gazës, që kontrollohet nga lëvizja islamike palestineze Hamas. "Ne iu përgjigjëm menjëherë duke sulmuar qendrat e fabrikimit të armëve dhe tunelet e kontrabandës ku bëhet tranziti i armëve nga Irani'', shtoi ai.