Tre palestinezë vriten nga një shpërthim në Gaza
Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazas qendrore vrau të dielën tre militantë palestinezë.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmi ishte në Rripin e Gazas ishte kryer nga një avion i Izraelit , por nuk dha detaje të mëtejshme.
Palestinezët thanë se personat e vrarë ishin anëtarë të organizatës militantiste Islamic Jihad. 3 personat u vranë në një fushë e cila përdorej shpesh nga palestinezët për të nisur raketa kundër Izraelit. Trupat e të pajetëve u dërguan më vonë në një spital lokal.
Gjatë muajit të kaluar dhuna përgjatë kufirit Izrael-Gaza është rritur së tepërmi.
Kjo ka bërë që diplomacia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Lindjes së Mesme të komplikohet.
Gjithashtu disa ditë më parë, tre palestinezë u vranë në një seri sulmesh ajrore në Gaza ditën e enjte nga izraelitët.
Kryeministri izraelit Netanjahu tha të dielën në një sesion javor të kabinetit qeveritar se 20 predha mortajë dhe raketa u qëlluan javën e kaluar nga Hamasi në drejtim të Izraelit. Kryeministri izraelit u zotua se do të përgjigjej menjëherë dhe fuqishëm për çdo sulm të tillë në të ardhmen.