E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studetët e Tetovës: Qeveria t’iu përgjigjet kërkesave

Tetovë- Studentët e Universiteti Shtetëror të Tetovës kërkuan sot nga Qeveria e Maqedonisë që tu përgjigjet kërkesave të studentëve dhe të ndryshoj qasjen ndaj USHT-s. “Kërkojmë nga ministria e Arsimit dhe shkencës që brenda javës në vijim të ndryshoj qëndrimet ndaj Universitetit Shtetërorë të Tetovës dhe të rishikoj buxhetin për vitin 2009, po të njëjtën kërkojmë edhe nga zv. kryeministri z.Abdylhaqim Ademi që tu përgjigjet kërkesave të studentëve dhe të ndryshoj qasjen e tij ndaj USHT-së. Në të kundërtën ne studentët paralajmërojmë vazhdimin e protestave javëve në vijim ku me ç’do kusht do të mbrojmë interesat tona studentore pa mos u marr me qëndrimet e subjekteve të ndryshme politike”, deklaroi zëdhënësi i Parlamentit të Studentëve të USHT-së, Ylber Jahiu, pas mbledhjes së kryesisë qendrore të PS-USHT-së.

Ai tha se studentët do të vazhdojnë të veprojnë me të gjitha mënyrat demokratike deri sa nuk gjejnë mirëkuptim për realizimin e kërkesave të tyre të drejta. “Pyesim zv. kryeministrin pse nuk reagon lidhur me protestat e studentëve Maqedonas ku ata kërkojnë standarde dhe lirim nga pagesat, kurse ne kërkojmë kushte elementare të cilat na i mohoni me pa të drejtë”, theksoi Jahiu. Studentët e USHT-së kanë reaguar ashpër edhe ndaj zërave të cilët mundohen që aktivitetin e tyre ta identifikojnë me prapavi politike.

“Përgënjeshtrojmë të gjithë ata që mundohen qe nëpërmjet studentëve të bëjnë manipulime të ndryshme dhe të përforcojnë pozicionet e tyre. Ne edhe njëherë përgënjeshtrojmë deputetin e BDI-së z. Safet Neziri dhe të gjitha subjektet tjera që mundohen që aktivitetin tonë ta identifikojnë me prapavi politike”, theksoi zëdhënësi i USHT-së, Ylber Jahiu

Studentët kërkuan mbështetje nga të gjitha subjektet politike shqiptare, dhe ambasadorët e vendeve të huaja në Maqedoni. “Të nderuara ambasada dhe përfaqësi diplomatike të akredituara në vend, kërkojmë mbështetjen tuaj duke mos lejuar nëpërkëmbjen e këtij tempulli të shenjtë për shqiptarët, të cilin e krijuam me mjaft mund dhe me gjak. Jemi të bindur se me ndihmën tuaj kjo çështje do të zgjidhjet brenda javës së ardhshme dhe që ne studentët tu kthehemi obligimeve tona studentore”, thuhet në kërkesën e studentëve të USHT-së. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›