Prishtinë, konsultimet për datën e zgjedhjeve
Prishtinë-Në Prishtinë vijojnë përpjekjet për vendosjen e shpalljes së datës së zgjedhjeve. Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu është në pritje të kërkesave nga ana e partive politike, për të vendosur më pas për një datë zgjedhjesh. Mësohet se në konsultimet e sotme janë PDK-ja, LDK, AAK, AKR dhe LDD. Në konferencën e rregullt javore të LDK-së, nënkryetari Ramë Mamaj përshëndeti fillimin e konsultimeve për datën e zgjedhjeve dhe tha se LDK-ja i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojë zgjedhjet lokale të vjeshtës.