E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan vritet nje ushtar i NATO-s dhe dy afgane

Një ushtar i NATO-s dhe dy afganë janë vrarë në dy sulme të njepasnjeshme në pjesën lindore të Afganistanit.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë që udhëhiqet nga NATO ka njoftuar se një nga ushtarët e saj është vrarë në “sulm të drejtpërdrejt me armë zjarri në Afganistanin lindor”, diten e marte.

NATO nuk ka ofruar detaje të tjera rreth sulmit apo kombësisë së ushtarit.

Zëdhënësi i policisë në krahinën e Nangarhar, ka thënë se një oficer policor afgan dhe një agjent i shërbimit të inteligjencës janë vrarë pasi një biçikletë e pajisur me eksploziv është shpërthyer nga distanca në pjesën periferike të kryqytetit krahinor, Xhalabad.

Mirëpo, zëdhënësi i qeverisë krahinore, ka thënë se sulmi ka vrarë dhe dy civilë.
Askush ende nuk e ka marrë përsipër autoresine e ketyre sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›