E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki vizitë në Turqi

Ankara - Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka mbërritur sot në Turqi, për vizitë zyrtare ku pritet të diskutojë rreth luftimeve të kryengritësve kurdë dhe për nxitjen e marrëdhënieve të dyanshme. Kryeministri irakian al-Maliki të takohet me presidentin, Abdullah Gul dhe kryeministrin, Recep Tayyip Erdogan. Al-Maliki theksoi se mbështeste propozimet e një komiteti të përbashkët të sigurisë për luftë kundër grupit të kryengritësve kurdë, i njohur si Partia Punëtore e Kurdistanit. Kjo organizatë e jashtëligjshme ka ndërmarrë shpesh sulme në Turqi, duke vrarë njerëz të pafajshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›