Afganistan, zgjedhjet, opozita kundërshton Karzain
Kabul-Politikanët afganë të opozitës kanë akuzuar presidentin Hamid Karzai se po përpiqet të sabotojë zgjedhjet presidenciale në vend duke u përpjekur që ato të mbahen shumë më herët se 20 gushti. Opozita deklaroi se zgjedhjet nuk mund të zhvilloheshin në pranverë për shkak të problemeve të sigurisë si dhe atyre logjistike e financiare.