Afganistan, zhvillohet sot ceremonia mortore e Rabanit
Do të zhvillohet sot në Kabul ceremonina mortore për ish-presidentin e Afganistanit Burhanudin Rabani.
Rabani u vra të martën nga një sulm vetëvrasës në shtëpinë e tij në lagjen e diplomatëve të këtij qyteti.
Policia afgane i tha agjencisë së lajmeve AFP se gjatë ceremonisë së varrimit të Rabanit do të angazhohen tre mijë policë shtesë “në nivelin më të lartë të vigjilencës”.
Të enjtën, sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se pavarësisht vrasjes së Rabanit do të vazhdojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit për të depërtuar tek talebanët.
Këta të fundit dyshohet të jenë përgjegjës për vrasjen e ish-presidentit afgan, edhe pse, deri më tani, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e tij.