SHBA: Gjeorgjia kryen ekzekutimin kundërthënës

Shteti jugor amerikan, Gjeorgjia, ka kryer një ekzekutim kundërthënës. Ndaj personit Troj Dejvis është kryer dënimi me vdekje, me injeksion vdekjeprurës, pasi Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën finale. Troj Dejvis, 42 vjeçar, ishte dënuar për vrasjen e policit në vitin 1989.
Avokati i tij i kishte vënë në dyshim dëshmitë e dëshmitarëve. Ky rast ka zgjuar interesimin ndërkombëtar dhe në një protestë në Internet janë mbledhur afro një milion nënshkrime. Deri në fund, Troj Dejvis, kishte thënë se nuk e kishte kryer krimin.