Presidenti Saleh kthehet në Jemen
Televizioni shtetëror jemenas bëri të ditur se është kthyer në Jemen presidenti, Ali Abdullah Saleh- pas tre muajve të qëndrimit në Arabinë Saudite ku po kurohej nga një sulm ndaj tij në muajin qershor.
Nuk dihet ende se çfarë reagimesh ka ngjallur kthimi i Salehit në Jemen.
Qytetarët e këtij shteti kanë kërkuar përmes protestave të vazhdueshme, gjatë të cilave u vranë dhjetëra protestues, largimin e tij nga pushteti.