Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Kirgizi
Qeveria e përkohshme në Kirgizi ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Osh dhe zonat përreth, të paktën deri më 25 qershor.
Gjendja e jashtëzakonshme, e vënë më 11 qershor, për shkak të trazirave vdekjeprurëse mes kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke, ishte planifikuar të përfundojë sot.
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Robert Blake, i cili u takua me drejtuesen e Qeverisë së përkohshme, Roza Otunbajeva, në Bishkek, tha se autoritetet kirgize janë zotuar se do t’i hetojnë shkaqet e dhunës.
Blake tha se këto hetime do të plotësohen nga një trup i besueshëm ndërkombëtar.
Disa uzbekë janë parë duke u kthyer nga Uzbekistani në shtëpitë e tyre në Kirgizi, por Blake e ka përshkruar si katastrofale gjendjen humanitare në jug të Kirgizisë.
Blake vizitoi kampet e refugjatëve që janë ngritur për të shpërngulurit në Uzbekistan dhe më pas kaloi kufirin për të vizituar zonën ku ndodhën përleshjet, në fillim të muajit.
Qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe thuhet që rreth 2 mijë persona të kenë humbur jetën në përleshjet mes komunitetit uzbek dhe atij kirgiz.
Të premten, Organizata e Kombeve të Bashkuara hapi një fond emergjent prej 70 milion dollarë, për të ndihmuar të gjithë ata që janë prekur nga dhuna e ditëve të qershorit në qytetin e dytë të Kirgizisë, Osh.