E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë kritikon sërish kreun e BP-së

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka kritikuar sërish shefin e kompanisë British Petrolium, i cili po përballej me trysninë vazhdueshme të Amerikës, për mënyrën e trajtimit të katastrofës mjedisore në Gjirin e Meksikës.

Shtëpia e Bardhë ka sulmuar kreun e BP-së, Tony Hayward, për shkak të pushimit të tij dhe largimit nga menaxhimi i fatkeqësisë, për të parë një garë të anijeve në brigjet jugore të Britanisë.

Zëdhënësi i gjigantit energjetik e ka mbrojtur atë, duke thënë se ka marrë pushim me të birin, pas dy muajve të tërë që kishte kaluar larg familjes dhe shtëpisë.

Ndërkohë, rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës kanë vazhduar, duke u shpërndarë në plazhin Panama të Floridës, një vend ky i frekuentuar nga shumë turistë.

Në anën tjetër, BP ka theksuare se është e detyruar të mbyllë sistemin e bllokimit të rrjedhjes. për shkak të një problemi teknik.

Zëdhënësi i BP-së, John Keri, tha se sistemi është mbyllur të shtunën në mbrëmje, për shkak të bllokimit të bombolës anti-zjarr. Kompania prete që sistemi të rifillonte punën gjatë ditës së sotme, pasi kaloi stuhia me vetëtima në zonë.

Keri tha se shumica e naftës përpunohet nëpër anije, ndërsa një pjesë e naftës dhe gazit natyror është djegur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›