E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistani: Ia dalim dhe pa trupat franceze

Qeveria e Afganistanit ka deklaruar se forcat e saj të sigurisë janë të gatshme të përmbushin vakumin e shkaktuar nga tërheqja eventuale e trupave franceze.

Deklarata vjen pasi presidenti i zgjedhur i Francës, Fransua Holland, është zotuar se do të tërheqë ushtarët francezë nga shteti afgan në fund të këtij viti.

Një tërheqje e tillë do t`i jepte fund rolit ushtarak të Francës dy vjet më herët se afati zyrtar i NATO-s që është viti 2014.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Muhamed Zahir Azimi,  tha se  forcat afgane do të përmbushnin “lehtësisht” çdo vakum.

Holland ka thënë se do ta ngrejë çështjen me udhëheqësit e NATO-s kur të takohen në samitin e Çikagos më 20-21 maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›