E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani SHBA dhe NATO larg qellimeve

Edhe dhjetë vjet pas  angazhimit në Afganistan, SHBA dhe  NATO ende mbeten larg arritjes së qëllimeve të vendosura në fillim të ndërhyrjes. Vlerësimi ëshët bërë nga  gjenerali në pension McChrystal i cili u shpreh se  Shtetet e Bashkuara e filluan luftën me një  pikëvështrim tejet të thjeshtëzuar por edhe pas një dekade nuk e kanë idenë se si mund ti japin fund me sukses konfliktit. 

Sot shënohet 10 vjetori i fillimit të hyrjes së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan. Ofensiva e SHBA-së dhe Britanisë, e mbështetur nga aleatët e tyre, kishte për qëllim t’i japë fund udhëheqjes së vendit nga talebanët dhe t’i luftojë militantët islamikë të Al Kaidas. Këta të fundit cilësohen përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, gjatë të cilave u patën vrarë rreth tre mijë njerëz.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›