Kriza greke protesta kunder presionit gjerman
Në Greqinë e pushtuar nga protestat një grup qytetarësh inskenuan një demonstrim teatral jashtë Ambasadës Gjermane në Athinë për rolin e Gjermanisë në krizën aktuale të borxhit grek. Grupi, i vetëquajtur -' derë më derë" - është një grup protestë qytetarësh dhe artistësh të cilët edhe më herët kanë organizuar demonstrata jashtë shtëpive të politikanëve të ndryshëm gjatë duke shprehur ankesat e tyre për politikat aktuale.
Protestuesit inskenuan një skenë të luftës së Parë Botërore, në të cilën një ushtar nazist qëllon një grua greke, fëmijën e saj dhe një prift. Dramatizimi risjell krimet e ushtarëve nazistë në qytetin grek të Distomos ku banorët e qytetit u masakruan nga forcat gjermane. Të afërmit janë ende duke kërkuar kompensim nga Gjermania në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Një nga protestuesit kishte një maskë me fytyrën e kancelares gjermane Angela Merkel e kercente vals me një aktor që personifikonte Hitlerin.
Organizatorët thanë se protesta është kundër presionit që sa vjen e shtohet nga Gjermania për të zbatuar reformat ekonomike të paketës së qeverisë të cilat përfshijnë privatizimin dhe shitjen e aseteve shtetërore. Protesta përkon me një vizitë nga Ministrit gjerman të Ekonomisë Philipp Rosler, i cili arriti në Greqi të enjten me një grup biznesmenësh gjermanë për të parë mundësitë për investime të huaja direkte në vend.
Delina Bitraku