Afganistani dhe mbrojtja raketore do të dominojnë Samitin e NATO-s
Kur të takohen në Chicago, ata do të flasin për mënyrat e realizimit të një gjëje të tillë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, ka shfaqur shpresën se Aleanca do të vazhdojë trajnimin, këshillimin dhe asistimin e forcave afgane të sigurisë, ndërsa operacionin e pas-konfliktit e ka cilësuar si “mision të ri me rol të ri”.
Ky mision i ri pritet të kushtojë rreth 4 miliardë euro në vit.
Shumica e aleatëve planifikojnë tërheqjen graduale të forcave luftarake nga tani deri në fund të vitit 2014. Por, ka shqetësime se disa mund të ndjekin shembullin e presidentit të Francës, Francois Hollande, i cili ka premtuar tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani në fund të këtij viti.
Udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë edhe mbrojtjen raketore në Evropë, e cila, ka qenë pikë e diskutueshme me Moskën.