Sulm mafioz në Brindizi, humb jetën studentja plagosen 7 të tjerë

Panik në Brindizi të Italisë, si pasojë e një shpërthimi të regjistruar përpara Insititutit Profesional për shërbimet sociale `Morvillo-Falcone`, që ka provokuar vdekjen e një nxënëseje, dhe ka plagosur të paktën disa të tjerë. Vajza e cila kishte marë plagë të rënda, kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye nuk arriti të mbijetojë. Mediat italiane raportuan edhe për të paktën 8 te plagosur, ndërsa një prej tyre është gjithashtu në gjendje të rëndë dhe bëhet fjalë për një 16 vjecare, e cila ashtu si edhe viktima, ndodhej pranë vendit të shpërthimit.
Mjekët thanë se vajza ishte në gjendje të rëndë dhe kishte marë plage dhe goditje në të gjithë trupin, për këtë arsye ajo nuk mbijetoi duke shënuar kështu viktimën e dytë. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 7:50. Dy bombula gazi të lidhura me njëra tjetrën ishin vendosur në një mur. Për ngjarjen komentoi edhe kryebashkiaku i zones, i cili pyetjes se nëse bëhej fjalë për veprime të mafias, ai iu pëgjigj se ka shume koincidenca. Ndërsa presidenti i insititutit `Morvillo-Falcone` tha se atentati ishte ndërmarë për të vrarë.
Shpërthimi përfshiu disa nxënëse që sapo kishin zbritur nga autobusi dhe po përpiqeshin të arrinin në ambjentet e shkollës. Një detaj ky që për hetuesit tregon se suli kishte si objektiv pikërisht institutin. Ngjarja ndodhi në rrugën Galanti, jo shumë larg Gjykatës. Sipas të dhënave të para, shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm. Në Brindizi kanë mbërritur forcat speciale dhe shërbimet qendrore operative të policisë. Ngjarja dhe zhvillimet rreth saj po ndiqen edhe nga ministri përkatës. Gjatë ditës së sotme në Brindisi ishte parashikuar të mbahej parakalimi për drejtësinë.