Obama mirëpriti liderët e G8

Presidenti amerikan, Barack Obama, mirëpriti liderët botërorë në hapjen e samitit të tetë ekonomive më të mëdha botërore, apo G8, që po zhvillohet në rezidencën presidenciale, Camp David.
Takimi dyditor ka të ngjarë që të fokusohet në krizën e borxheve greke dhe krizën e përgjithshme të eurozonës.
Megjithatë, bisedimet e së premtes, raportohet se kanë prekur edhe programin kundërthënës bërthamor të Iranit, trazirat e vazhdueshme në Siri, si dhe Korenë e Veriut.
Përpara takimit, Obama sinjalizoi mbështetjen e tij për më shumë nxitje për Evropën e pllakosur nga recesioni.
“Ne po presim një diskutim të frytshëm me udhëheqësit e G8, se si mund të arrijmë një qasje të përgjegjshme ndaj konsolidimit fiskal të shoqëruar me një agjendë të rritjes së fortë", tha Obama.