E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistani goditet nga një tërmet 5.9 ballë

Badakhshan - Afganistani është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 5,9 ballë e shkallës Riter Epiqendra e tërmetit ishte në kryeqytetin Faizabad të provincës Badakhshan, 260 kilometra në verilindje të Kabulit, deklaruan burime zyrtare. Tronditjet nga tërmeti u ndien edhe në shtetet fqinje Pakistan dhe Taxhikistan.

"Ishte një tërmet i fuqishëm, por deri tani nuk kemi njoftime për viktima apo për dëme", deklaroi shefi i policisë së Badakhshanit, Aqa Noor Akintooz. Autoritetet po përpiqen të kontaktojnë me zonat periferike të vendit, shtoi ai. Afganistani, që ka një raliev malor, është goditur nga një seri tërmetesh që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra personave gjatë 10-vjeçarit të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›