Greqi, sulmohet me bombë selia e partisë në pushtet
Selanik -Natën e shkuar selia e partisë greke në pushtet ''Demokracia e Re'' është sulmuar nga persona të panjohur. Selia e partisë u sulmua në qytetin e Selanikut. Sipas faqes së internetit In-news, sulmi kundër zyrës së degës së Selanikut të partisë ''Demokracisë së Re'' ishte kryer me bomba artizanale. Zjarri që shpërtheu në seli ka shkaktuar vetëm dëme materiale.