E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjeu përfshihet nga lëkundje të forta tërmeti

Egje -Deti Egje në kufi me Greqinë dhe Turqinë është goditur nga lëkundje të fuqishme tërmeti. Tërmetet janë regjistruar mbrëmë dhe parmbrëmë, ndërsa fuqia e tyre kishte magnitudë 5,2 dhe 4,2 ballë sipas shkallës së Ritert. Lëkundjet janë regjistruar në pjesën turke të detit Egje dhe në gadishullin e Peloponezit, në rajonin e Gokçeadës, njoftuan kanali televiziv rus NTV, CNN-i turk dhe faqet greke të internetit. Tërmeti në detin Egje u ndje në Çanakale, Endrine, Tekirdag, Izmir dhe në pjesët perëndimore të Stambollit.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në det, në veri të Gokçeadës. Pesëmbëdhjetë minuta pas goditje së parë ka pasur edhe një tërmet të dytë me intensitet prej 3,5 ballësh sipas shkallës Riter, njoftoi CNN-Turk. Nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale. Tërmet me magnitudë 4,2 ballë sipas shkallës Riter dje pasdite u regjistrua edhe në rajonin e gadishullit të Peloponezit, në jug të Greqisë, njoftuan burime greke. Epiqendra e tërmetit ndodhej në veri të qytetit Kalamata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›