E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen presidenti i Somalisë Abdullahi Yusuf

Mogadishu - Presidenti i Somalisë Abdullahi Yusuf dha sot dorëheqjen duke i dhënë fund situatës pa rrugëdalje në krye të qeverisë së përkohshme, e fajësuar për pezullimin e një programi paqeje të mbështetur nga OKB-ja për vendin e Bririt të Afrikës. ''Siç kam premtuar... do të largohesha nga pushteti nëse do të dështoja në plotësimin e detyrimeve të ngarkuara'', i deklaroi Yusuf parlamentit.

''Vendosa t'ua kthej përgjegjësinë që më ngarkuat. Kryetari i parlamentit do të marrë përsipër përgjegjësitë e mia'', shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›