Afganistan,vritet ushtari i NATO-s
Një ushtar i NATO-s u vra dje nga përleshjet në jug të Afganistanit duke e çuar në pesë numrin e të vdekurve në një ditë, bëri të ditur aleanca.
Ushtria kanadeze njoftoi dje vdekjen e katër ushtarëve kanadezë dhe të një përkthyesi afgan, të vrarë nga dy shpërthime në jug të Afganistanit, duke e çuar në 116 bilancin e trupave kanadezë të vrarë në këtë vend."Ushtari i pestë u vra dje në një aksion të dhunshëm", njoftuan Forcat Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë (ISAF), nën komandën e NATO-s.ISAF nuk ka dhënë informacione mbi kombësinë e ushtarit