PD-PR,koalicion për zgjedhjet

Partia Demokratike dhe Partia Republikane kanë nënshkruar marrëveshje koalicion për zgjedhjet e 28 qershorit. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kreu i PD-së, Sali Berisha si dhe kryetari i PR-së,Fatmir Mediu. Berisha theksoi se PR-ja është një aleat i ngushtë i demokratëve. Kreu i PD-së, nënvizoi se partia që ai drejton do të firmosë një sërë marrëveshjesh të tjera dhe do të krijojë një koalicion të gjërë.Nga ana tjetër, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh i sigurt se ky koalicion do fitojë zgjedhjet.
Por në këtë takim, Berisha nuk ka nguruar të sulmojë edhe një herë Prokurorinë për çëshjen e "Gërdecit". "Raporti i kësaj çështje në media u nxorr nga ata që Prokurorinë duan ta shndërrojnë në parti politike",tha kryeministri. Sipas tij, Prokuroria ka bërë akuza politike mbi ish-ministrin e Mbrojtjes Mediu. "Prokuroria përdhosi viktimat",tha ai.