E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova bllokohet nga reshjet e dëborës

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, në ditën e parë të pranverës është mbuluar nga dëbora, që po vazhdon edhe tani.Bëhet e ditur se në të gjithë Kosovën ka reshje dëbore, që ka sjellë edhe vështirësi në trafik.Rrugët dhe vendkalimet drejt Shqipërisë janë të hapura, ndërsa policia njofton se janë mbyllur për qarkullimin e automjeteve të rënda dy vendkalime kufitare drejt Malit të Zi, në Kullë dhe drejt Maqedonisë, në Glloboçicë.Sipas njoftimeve të fundit edhe rruga Pejë-Rugovë është bllokuar.Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës policia ka raportuar 73 aksidente rrugore, 13 nga këto me lëndime të lehta dhe të rënda, ndërsa 60 vetëm me dëme materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›