E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afgnaistan, vriten tre ushtarë të NATO-s

NATO-ja njoftoi se tre pjesëtarë të misionit në Afganistan janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në incidente të ndara.

Dy ushtarë u vranë nga shpërthimi i një bombe në jug të Afganistanit, kurse i treti humbi jetën nga një sulm në lindje.

Vrasjet e fundit e çojnë në 48 numrin e ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë këtë muaj në Afganistan.

Në prill të 2010 humbën jetën 33 pjesëtarë të misionit paqeruajtës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›