E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, vriten 16 militantë në rajonin rus të Stavropolit

Një udhëheqës i militantëve dhe nëntë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij janë vrarë në rajonin rus të Stavropolit, njoftoi policia ruse.

Në mesin e të vrarëve janë dhe dy gra. Operacioni i forcave të sigurisë u zhvillua në fshatin ku militantët qëndronin të fshehur.

Në një tjetër operacion forcat e rendit kanë vrarë edhe gjashtë militantë të tjerë në Republikën e Dagestanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›