E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, përkeqësohet situata e lirive fetare

Komisioni i Qeverisë amerikane mbi liritë fetare ka rekomanduar që Egjipti të futet në listën e vendeve me bilancin më negativ për sa i përket lirisë së besimit. Rekomandimi është dhënë duke marrë parasysh sulmet e shtuara kundër të krishterëve dhe mosndëshkimin e përgjegjësve.

Raporti i komisionit thekson se "shkelje të rënda të lirisë së besimit" janë bërë në Egjipt para dhe pas protestave masive që rezultuan me largimin e Hosni Mubarakut.

Kina, Uzbekistani, Turkmenistani, Irani, Iraku dhe Pakistani janë disa nga vendet ku ekziston shtypja më e madhe e lirive fetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›