Aflio Basile: Më kërkon Mançester Siti
Alfio Basile dëshiron të rikthehet në futbollin e luajtur dhe zbuloi se është kontaktuar nga disa klube, duke përfshirë këtu edhe Mançester Sitin, që interesohet për shërbimet e tij. Në klubin anglez dhe në Lindjen e Mesme ka pasur shumë zëra rreth të ardhmes së drejtuesit të stolit, Mark Hjuxhs. Trajneri nga Uellsi vazhdon të këmbëngulë se është i sigurt për qëndrimin në skuadër dhe pavarësisht rezultateve të dobëta gëzon mbështetjen maksimale të sheikut Mansur. Gjithsesi, situata nuk është aq e qetë, sepse pas humbjes 2-1 me Uest Bromuiç, Siti e sheh veten në zonën e "ftohtë" në Premiership. Tashmë objektivat e klubit nga "Istlends" kanë ndryshuar: nga shndërrimi i një prej skuadrave më të rëndësishme në Angli dhe Evropë, në mbijetesën në elitë. As afrimi i Robinjos gjatë verës, që me 42 milionë eurot e paguara te Reali i Madridit, e bëjnë brazilianin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik, nuk e ka ndihmuar ekipin, që në nëntë takimet e fundit ka fituar vetëm pesë pikë. Qëndrimi i Hjuxhs duket më i pasigurt edhe pas fjalëve të ish-trajnerit të përfaqësueses së Argjentinës, Alfio Basile, i cili konfirmoi se është kontaktuar nga drejtuesit e Mançester Sitit për të marrë drejtimin e stolit. "Kam pasur oferta nga Mançester Siti, nga Anglia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Po i shqyrtoj të gjitha dhe do të zgjedh atë që e cilësoj më të mirën", tha Basile për televizionin "TyC".
Duket se sheikët e kanë humbur durimin me rezultatet e dobëta të skuadrës nën drejtimin e Hjuxhs, edhe pse trajneri shprehet i bindur se do të vazhdojë punën në klub edhe gjatë muajit të ardhshëm. "Khaldon Al Mubarak dhe pronari, sheiku Mansur më konfirmuan se gëzoj mbështetje të plotë, pavarësisht ecurisë negative të skuadrës", tha trajneri. Edhe nëse Hjuxhs i shpëton largimit përpara mbylljes së këtij vitit, ai do të jetë i rrezikuar edhe prej rezultateve në vazhdim. Uellsiani mund të mbështetet te mbështetja e fortë financiare e pronarëve arabë, por nëse blerjet në merkaton e janarit nuk funksionojnë, Mark Hjuxhsit do t‘i duhet të kërkojë një vend tjetër pune gjatë verës. Ndërkohë, Basile, i cili u zëvendësua në krye të Argjentinës nga Diego Maradona, deklaroi se është në gjendje të punojë në nivele të larta. "Dëshiroj të vazhdoj punën si trajner", tha 64-vjeçari. "Shumë njerëz mendojnë se jam pjesë e së kaluarës, por mendoj se do të rikthehem në qershor ose korrik".