Karburantet, kartel apo jo? (2)
Çmimi në bursë dhe kostoja e naftës në Shqipëri
99% e analistëve në Shqipëri marrin si pikë reference çmimin e fuçisë dhe jo çmimin për ton, në bazë të së cilit kryhen të gjitha importet në Shqipëri. Me gjithë tendencën e njëjtë në rritje apo në ulje, çmimi për ton (në rastin e Mesdheut, të gjitha vendet marrin si referencë çmimin për ton të Bursës së Milanos në Itali, të quajtur Platts) është ai që realisht paguajnë shoqëritë e tregtimit me shumicë kundrejt rafinerive furnizuese që është komplet ndryshe nga çmimi i fuçisë që ka të bëjë me naftën bruto. Gjithashtu, ajo që duhet të theksohet është se në këto kohë me oshilacione të mëdha, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërtohet një paralele dhe për pasojë të krahasohet çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare me çmimin e naftës në Shqipëri. Çmimi i naftës në Shqipëri duhet të krahasohet gjithmonë me koston e mallit që vjen në Shqipëri dhe jo çmimin aktual në bursë. Kjo, sepse çmimi i shitjes me shumicë bazohet vetëm te kostoja e malli dhe jo te çmimi ndërkombëtar.
Koha e fillimit dhe mbarimit të një importi nafte
Çmimi i një litri nafte varet gjithashtu edhe nga koha e mbarimit të importit ekzistues dhe ardhjes së anijes së re me naftë. Në asnjë mënyrë, një shoqëri e tregtimit me shumicë nuk mund të tregtojë një litër naftë më lirë se sa kostoja aktuale e produktit. Kështu që, pavarësisht uljes së vazhdueshme të çmimit ndërkombëtar të naftës, çmimi i naftës në vend do të ulet vetëm me ardhjen e importeve të reja. Duke pasur parasysh që mesatarisht një anije me naftë kërkon 15 ditë që të shitet në treg, atëherë brenda kësaj periudhe shoqëria e tregtimit me shumicë duhet të mbajë çmime fikse. Vetëm përdorimi i metodës së kostos mesatare nga ana e këtyre shoqërive ka bërë që çmimi i naftës të ulet më poshtë se sa normalisht, por duke u kushtuar humbje këtyre shoqërive.
Ulja e çmimeve vazhdon
Pretendimi se çmimi i naftës nuk po ulet sa duhet, nuk është i vërtetë. Ulja e çmimeve të naftës vazhdon në mënyrë të pandërprerë në pikat e karburantit në Shqipëri. Çmimet e një litri eurodiezel dhe benzine në Tiranë tashmë kushtojnë njësoj dhe janë mesatarisht 115 lekë nga 130 që ishin përpara dy javësh. Gjithashtu, me ardhjen e importeve të reja me çmime të ulura, pritet që çmimet të ulen më shumë javës që vjen, duke arritur nivelet që u përkasin importeve të fundit. Së fundmi, të mos harrohet që pikat e karburantit e reflektojnë uljen e çmimeve mjaft më vonë se shoqëritë e tregtimit me shumicë për shkak të kapaciteteve të vogla depozituese.
Krahasimi me vendet e tjera fqinje
99% e analistëve tentojnë të krahasojnë çmimet e naftës në Shqipëri me ato të rajonit. Është komplet e patolerueshme nga ana logjike dhe ekonomike që të krahasohen çmimet në Shqipëri me ato në Greqi, Maqedoni, Kosovë etj., kur dihet se shtete të ndryshme kanë baza të ndryshme taksimi, kanë numër të ndryshëm operatorësh në treg, disa shtete kanë rafineri nafte dhe disa jo, shtete të ndryshme kanë politika të ndryshme e me radhë. I vetmi krahasim që mund të bëhet është përqindja e uljes në shtete të ndryshme në lidhje me Shqipërinë, por që edhe kjo, duke pasur parasysh faktorët sa më sipër, nuk është aspak e lehtë që të reflektojë 100% realitetin shqiptar.
Roli i shoqatës së shoqërive hidrokarbure
Për të ekzistuar një kartel, duhet të paktën të ekzistojë një grupim i shoqërive përkatëse, ose në rastin më të mirë një shoqatë. Në të vërtetë, ky grupim ekziston dhe quhet "Shoqata e shoqërive hidrokarbure të Shqipërisë". Por kjo shoqatë nuk përfshin të gjitha shoqëritë e tregtimit me shumicë të karburanteve dhe nuk mund të luajë rolin e "ndërmjetësit" midis të gjitha shoqërive të tregtimit me shumicë për fiksimin e çmimeve. Gjithashtu, kjo shoqatë nuk mund të krahasohet me fuqinë e jashtëzakonshme të OPEK-ut, i cili e përdor gjithmonë këtë fuqi në interes të tij.
Ndërhyrja e shtetit
Përveç Autoritetit të Konkurrencës, asnjë autoritet tjetër shtetëror nuk mund të ndërhyjë në një treg të lirë, ashtu si dhe në të gjitha tregjet e tjera, për të kontrolluar nivelin e çmimeve. Propozimet e shumta për të vendosur çmime tavan, vetëm sa do të shtonin abuzimet dhe do të bënin të mundur ekzistencën e "tregut të zi". E vetmja gjë që mund të bëhet është të evidentohen dhe të dënohen rreptësisht abuzimet me sasinë dhe cilësinë, të ketë një kuadër ligjor sa më të qartë dhe transparent, si dhe të mbitaksohen fitimet e ekzagjeruara (të cilat në të gjitha rastet duhet të vërtetohen). Penalitetet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës janë vetëm ato për kompanitë celulare, të cilat janë vetëm dy dhe tregu nga vetë përkufizimi ekonomik quhet duopol dhe jo treg i lirë dhe konkurrues.
Së fundmi, shpresoj që Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës të mos marrë shembull nga homologu i tij grek, i cili vendosi penalitete në vlerën e mbi 49 milionë eurove në tregun grek të karburanteve për fiksime çmimesh, për vetë faktin se në tregun grek të karburanteve ka vetëm dy shoqëri kryesore, që zotërojnë rafineri dhe shumë pak konkurrencë.