Përfundon afati, Partizani mbetet trokë
Partizani ndodhet në pikën ku nuk ka më kthim prapa. Skuadra është në prag të shpërbërjes dhe në përkeqësimin e situatës protagonist vazhdon të jetë gjithmonë ai: presidenti Albert Xhani. Dje, më datë 25 dhjetor, ka përfunduar afati i vendosur nga drejtuesi i klubit të kuq për t‘u dhënë lojtarëve detyrimet financiare. Edhe pse kishte premtuar se "do të shlyej të gjitha borxhet me lojtarët nga 20 deri më 25 dhjetor", ku për koincidencë skadenca ishte festa e Krishtlindjeve, ai nuk është bërë i gjallë. Pak pas mesditës futbollistët janë paraqitur në ambientet e klubit, për të përgatitur ndeshjen e fundjavës me Flamurtarin. Megjithatë, pakkush e kishte mendjen te stërvitja. Në kokën e sportistëve qarkullojnë vetëm mendime për rrogën që mungon prej shumë muajsh (ka nga ata që nuk paguhen prej prillit të këtij viti), ndërsa stërvitja nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro është shndërruar në rutinë. Te të kuqtë, ka nga ata që pretendojnë se rezultatet e dobëta të skuadrës lidhen me mungesën e fatit dhe jo me mungesën e korrektësisë financiare, por tashmë kësaj "përralle" është e vështirë t‘i besohet.
Xhani është zhdukur pa lënë gjurmë. Nuk paraqitet në klub as për t‘u thënë sportistëve një fjalë ngushëlluese (edhe pse në këtë situatë, vështirë të ketë të tilla). Ndërkohë, pakënaqësitë rriten pas çdo dite që kalon. Presidenti kishte folur për ndërtimin e Partizanit më të madh të 60 viteve të fundit; megjithatë skuadra përgatitet për një tjetër "hemorragji", pas asaj të merkatos së verës. Situata e nderë ka bërë që edhe elementët aktualë (që si kualitet nuk e meritojnë vendin e fundit në Superiore) të kërkojnë mundësi të tjera. Askush nuk prononcohet publikisht, por persona pranë skuadrës bëjnë të ditur se të gjithë e kanë mendjen të largohen. Viti 2009 do të sjellë hapjen e merkatos së janarit. "Edhe sot (dje) futbollistët u paraqitën në stërvitje. Nuk paguhen, por përsëri vijnë dhe punojnë. Megjithatë, kjo duhej të ishte një ditë ndryshe, pasi përfundonte afati i përcaktuar nga vetë presidenti Xhani, i cili kishte deklaruar publikisht shlyerjen e detyrimeve", pohoi burimi. "Ata pritën për gjashtë ditë me radhë (20-25 dhjetor) se do të paguheshin dhe i kishin varur shpresat pikërisht te kjo ditë. Por, përsëri presidenti Xhani nuk u paraqit në klub dhe situata është shumë e rëndë. Të gjithë po mendojnë të largohen. Do të luajnë edhe ndeshjen e kësaj jave pa bërë polemika, me shpresën se do të marrin atë që u takon, e në janar do të shkojnë në skuadra të tjera". Takimi i së shtunës kundër Flamurtarit paralajmëron disfatën e radhës për Partizanin. Skuadra me shumë histori në futbollin shqiptar është fare pranë rënies nga kategoria. Gjithsesi, askush nuk mund ta drejtojë gishtin nga lojtarët, duke i cilësuar ata fajtorë.
Superiore
Java e 17
Sot
Lushnja-Shkumbini Emirion Sino
Nesër
Elbasani-Besa Aranit Lulaj
Vllaznia-Dinamo Lorenc Jemini
Tirana-Bylis Albano Janku
Partizani-Flamurtari Remzi Sadiku
Apolonia-Teuta Labjon Mustafaraj
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 16 34
2. Tirana 16 27
3. Dinamo 16 26
4. Besa 16 25
5. Teuta 16 24
6. Shkumbini 16 23
7. Flamurtari 16 23
8. Elbasani 16 20
9. Bylis 16 17
10. Apolonia 16 15
11. Lushnja 16 12
12. Partizani 16 10