Vjenë, 7000 veta në mbështetje të familjes kosovare
VJENE-Mbi 7000 veta, të mbledhur në sheshin qëndror të Vjenës, protestuan dje kundër dëbimit të familjes kosovare Zogaj. Protestuesit kërkonin politika më njerëzore imigracioni.
Familja Zogaj nga Kosova jeton në Austri prej vitit 2002. Protestuesit thanë se familja Zogaj dhe të ngjashme më të duhet të qëndrojnë në Austri mbi baza humanitare, pavarësisht se nuk iu është pranuar kërkesa për strehim.
Fati i familjes e 18 vjecares Arigona Zogaj qe të integruar mirë në Austri, është bërë simbol i politikave të ashpra të azilit të ndjekura nga Ministria e Brendshme. Cështja e Arigona Zogaj zgjoi vemendjen e medias vendas, por jo vetem. 18 vjecarja në vitin 2007 u largua per dy jave dhe kërcënoi me vetevrasje ne një video të publikuar ne internet kur policia dëboi babane si dhe vellezrit dhe motrat e saj. Arigonës tashme i lejohet shkollimi i plote në Austri, por familja duket se ka humbur betejen ligjore per te qendurar ne kete vend.
Ne mes te Qershorit 2010, familja kosovare e Arigona Zogës në Austri humbi betejën e fundit me gjyqësorin për të fituar azil të përhershëm në këtë vend.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesen për azil të familjes së 18 vjecares pas nje beteje të gjate qe kaloi gjithë shkallet e gjyqesorit.
Gjykata kushtetuese ende nuk ka vendosur datën limit të qëndrimit te familjes Zogaj, por vendimi i kushtetuese nuk afron asnje shans qendrimi per ta. Nëse nuk largohen vetë, familja Zogaj do deportohen nga policia”, u shpreh pas vendimit te gjykatës ,Ministrja e Brendshëm Maria Fekter.
Gjykata shperfilli dhe perpjekjet e personaliteteve me te larta te ketij vendi perfshi ketu dhe presidentin Fisher dhe arqipeshkvin e vjenes Shoenborn te cilet kerkuan qe familjes nga Kosova ti jepet leje qendrimi ne Austri per arsye humanitare.
(d.b/BalkanWeb)