Sondazhet vështirësojnë pozitën e Presidentit Barack Obama

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, nuk ka marrë vlerësimin e duhur si president nga disa sondazhe të realizuara në SHBA.
Anketa e Rasmusen ka miratuar Obamën me 47% të vlerësimeve, ndërkohë sondazhi tjetër nga Universiteti i Quinnipiac e ka vlerësuar me 48% të pikëve.
"Problemi më i madh për Obamën është çështja e ekonomisë. Kur papunësia është në shkallë të lartë, kur ndeshesh me reforma shëndetësore apo kur duhet të përballesh me problemin e klimës popullariteti i presidentit bie."- tha Darrel West, zyrtar i lartë në Institutin Brookings.
Presidenti Obama vazhdon të gjejë mbështetje të fortë nga demokratët, por nuk po ndodh e njëjta gjë nga mbështetësit e pavarur.
"Shqetësimi më i madh për Shtëpinë e Bardhë është humbja e mbështetësve të pavarur. Votuesit e pavarur janë më të lëkundurit gjatë zgjedhjeve. Ata e kanë ndihmuar shumë presidentin amerikan në zgjedhje. Nëse Obama humb besimin e tyre do të krijoheshin probleme serioze për të."- tha Darrell West.