Dalai Lama, bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit
Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve Dalai Lama ka dhënë ditën e mërkurë në Romë një deklaratë në lidhje me Kinën.
Dalai Lama deklaroi se është i domosdoshëm bashkëpunim me Kinën për të ruajtur akullnajat tibetiane nga ngrohja globale.
"Disa nga lumenjtë që rrjedhin nga akullnajat e tibetit dhe nga malet me dëborë mund të thahen 15 apo 20 vitet e ardhëshme nesë nuk bashkëpunohet. Kjo është një çështje shumë serioze në dëm të të gjithë globit. Unë do të doja të bëja një apel për Holandën, Danimarkën SHBA-në dhe të gjithë vendeve të tjera të botës të gjejnë bashkëpunimin në fushën ekologjike. Duke bashkëpunuar me ekspertët kinezë mund të shohim dëmet që janë shkaktuar në Tibet dhe të gjejmë mënyrën për të riparuar apo zvogëluar dëmin. Mendoj se kjo është një gjë që mun të arrihet"- tha lideri i tibetianëve Dalai Lama gjatë një konference për shtyp në parlamentin italian.
Dalai Lama tha gjithashtu se bisedimet politike me Kinën mund të hanë shumë kohë, por mjedisi nuk mund të presë më. "Hartimi i një plani për çështjen mjedisore do të ishte shumë i rëndësishëm."- ka përfunduar lideri i tibetianëve.