E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika historite rrenqethese per Oskar

Nje film qe tregon historine e pese femijeve ne udhetim nga Ruanda ne Afriken e Jugut mund te perserise suksesin e The millionaire. Filmat qe tregojne dramen e kontinentit te zi shpesh vleresohen me shume statuja te arta

Filmat e fundit te suksesshem te xhiruar ne Afrike kane dicka te perbashket. Ne Blood diamant Last king of Scotland Shooting dogs dhe The costand gardener te gjithe te vleresuar nga kritika dhe te pelqyer nga publiku ne qender kane histori ku heronjte luftojne per nje jete me te mire ne kontinentin e eger e te rrezikshem. Africa United ose filmi i fillestareve sic e quajne realizuesit e tij i besohet nje kasti djelmoshash nga 11 deri ne 15 vjec qe nuk kishin interpretuar kurre me pare nje skenaristi fringo te ri dhe nje regjisoreje per te cilen ky ishte filmi i saj i pare me metrazh te gjate. Filmi eshte krahasuar me The millionaire dhe jo rastesisht eshte shperndare nga Pathe i njejti distributor i filmit te Danny Boyle fituesi i cmimit Oscar. Emmanule Jal ish-femija ushtar i bere nje yll i muzikes rap qe ne film interpreton pjesen e nje njeriu jo shume pozitiv eshte e vetmja fytyre qe publiku mund te njohe. Por edhe per te ky eshte debutimi i pare ne kinema.

Filmi i rruges

Filmi qe kerkon te rrezoje disa stereotipa hollivudiane tregon historine e pese femijeve qe udhetojne per thuajse 5 mije kilometra per te shkuar ne Afriken e Jugut per te pare Boterorin e Futbollit ne vitin 2010. Problemet e tyre pasqyrojne edhe ato te kontinentit Fabrice mund te behet futbollist i talentuar qe vjen nga shtresa e mesme Dudu nje jetim qe prinderit i kane vdekur nga AIDS por qe ka nje kembengulje te hekurt Beatrice dhe moterza e saj e embel qe beson shume ne Zot Celeste nje prostitute krenare adoleshente ndersa Foreman George nje ish-femije ushtar i Republikes Demokratike te Kongos plot trauma. Projeksionet e para shkaktuan nje entuziazem te madh per zotesine e aktoreve te rinj dhe ne shtator filmit iu kushtua nje vend i vecante ne Festivalin e Torontos. Ka qene nje moment i pabesueshem dhe nje kenaqesi e madhe tregon regjisorja Debs-Gardner Paterson. Per te filmi vjen ne momentin e duhur sepse pas Boterorit te Futbollit u pane shenja rritjeje dhe paqeje ne shume shtete te kontinentit. Por eshte gjithe fytyra e Afrikes per tu zbuluar. Eumlshte e veshtire ta nxjerresh ne drite por qellimi yne ishte te benim nje film te pershtatshem per te gjithe edhe per femijet qe te mund te tregonte anet me pak te panjohura te jetes se kontinentit. Afrika eshte plot persona pozitive me shpirt iniciative inteligjente dhe alegro me shume spontanitet dhe kreativitet. Eumlshte e jashtezakonshme. Kusheriri im qe eshte 14 vjec kur lexoi skenarin me tha Nuk eshte mire sepse ky femije ka celular dhe kjo nuk ndodh ne Afrike. Perkundrazi po dhe eshte pikerisht kjo ceshtja. Gardner-Paterson deshi ta xhironte filmin ne Ruande ku eshte rritur mamaja e saj Africa United eshte xhiruar ne Britanine e Madhe dhe ne Ruande por xhirimet u kryen edhe ne Afriken e Jugut dhe ne Burundi qe rralle i kemi pare ne ndonje film. Jane xhirime te bera ne vende te pazakonta por nuk me dukej e drejte te xhironim gjithcka ne Afriken e Jugut vetem sepse eshte me e lehte tregon regjisorja.

Jo vetem gjenocide

Nje impuls i madh per Africa Unitet ka ardhur nga Eric Kabera nje ruandez i rritur ne nje kamp refugjatesh ne Kongo nje motor i palodhshem i kinemase ne vendet e Afrikes Lindore. Edhe per te kishte ardhur momenti i duhur per te bere nje film si ky Kur shkoj neper festa njerezit me thone ja ai i gjenocidit sepse puna ime u perqendrua sidomos ne ate periudhe por nuk ka ardhur momenti per te treguar histori te ndryshme. Ne Africa United lufta civile eshte e pranishme. Nuk jane censuruar temat e sikletshme dhe shpresa nuk mund te injorohet. Permes shikimit te femijeve filmi deshiron ti beje njerezit ta shohin Afriken ne nje tjeter menyre. Kerkimet per te gjetur dike qe te interpretonte rolin e Fabrice ka qene nje nga ceshtjet me serioze te prodhimit te filmit. Roli kerkonte qe artisti te kishte talent si futbollist pervecse te ishte shume i zoti. Zgjedhja e duhur u be vetem nje muaj pasi kishin filluar xhirimet producenti Mark Blaney gjendej ne Norwich per Krishtlindje kur vjehrra i dha per te lexuar nje faqe gazete. Nje djalosh nga ajo zone nena e te cilit ishte arratisur nga gjenocidi ruandez i vitit 1994 ishte ne prove me skuadren e Norwich City. Ishe me te vertete fat i madh. Me moren menjehere ne telefon tregon Roger Nsengiyumva qe sot eshte 16 vjec dhe qe pas filmit perfundoi edhe disa xhirime per nje dokumentar te BBC-se. Te filmi Africa United luaj rolin e atij qe mund te isha po te kisha qendruar ne Ruande. Por edhe pse Fabrice eshte nje njeri qe eshte me mire pyes veten se kush do te isha pa edukimin qe munda te marr ne Britanine e Madhe. Kur producentet me thirren kishim te njejten deshire per te bere nje film per Afriken qe nuk fliste vetem per luften dhe gjuetine ne shkretetire. Une kisha udhetuar bashke me familjen time per nje vit ne zonat e prekura nga AIDS dhe mendoj se nuk do ta kisha shkruar dot kete film pa ate eksperience tregon skenaristi Rihidian Brook. I njohur mbi te gjitha per romanin The testimony of Taliesien Jones ai tregon se futbolli nuk eshte tema kryesore e filmit por sherben per te bere per vete publikun. Kishim nje ide te forte pese femije udhetojne rreth 5 mije kilometra per te shkuar ne hapjen e Boterorit. Pas suksesit te The millionaire autoret kane te njejten shprese edhe per Africa United. Nje e katerta e te ardhurave nga filmi do te shkojne per organizaten humanitare Comic Relief. Keshtu Africa United jo vetem provon te ndryshoje mentalitetin e publikut dhe fatet e aktoreve te tij te vegjel por edhe tu jape dicka vendeve qe kane frymezuar filmin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›